
Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, muzikantin Maxx Morando, në një ceremoni private dhe intime të organizuar në Palm Springs të Kalifornisë.
Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit të shtunën, më 21 nëntor, në prani të familjarëve dhe miqve të tyre më të afërt, duke zgjedhur një festë larg vëmendjes së zakonshme mediatike.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ceremonia u zhvillua në ambient të hapur, pranë një pishine, nën një hark të zbukuruar me lule të bardha. Mes të pranishmëve ishin edhe nëna e këngëtares, Tish Cyrus, si dhe motra e saj, Noah Cyrus.
Për ditën e saj të veçantë, 33-vjeçarja zgjodhi një fustan të bardhë elegant prej sateni, me mëngë të gjata, dekolte të mbyllur përpara dhe një pjesë të pasme të hapur. Ndërsa dhëndri, 28-vjeçari Morando, u shfaq me një kostum klasik të zi.
Lidhja e tyre nisi në vitin 2021, pasi u njohën përmes një takimi të organizuar nga miq të përbashkët. Pas katër vitesh së bashku, në dhjetor të vitit 2025, çifti konfirmoi fejesën, kur Miley u shfaq me unazën e diamantit në premierën e filmit “Avatar: Fire and Ash”.
Morando, i cili është baterist dhe producent muzikor, ka bashkëpunuar edhe në projekte muzikore të këngëtares.
Kjo është martesa e dytë për Miley Cyrus, e cila më parë ishte e martuar me aktorin Liam Hemsworth. Ata kurorëzuan lidhjen në vitin 2018, por u ndanë një vit më vonë, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2020.