Flash

Leandro Paredes humb ndjenjat gjatë intervistës në transmetim direkt: televizioni ndërpret menjëherë pamjet

Një pyetje, më pas një tjetër dhe menjëherë pas kësaj Paredes humbi ndjenjat në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, duke u rrëzuar përtokë. Frika ishte e madhe mes të gjithë të pranishmëve. Televizioni ndërpreu menjëherë pamjet.

Lapsi.al 22 November 2026

Leandro Paredes humb ndjenjat gjatë intervistës në transmetim

Leandro Paredes ishte protagonisti kryesor i triumfit të Boca Juniors në Copa Sudamericana, pasi skuadra argjentinase mposhti Atletico Mineiron me rezultatin 2-0 në stadiumin “Estadio Metropolitano Roberto Meléndez” të Barranquillas, në Kolumbi. Një sukses që tifozët e skuadrës “Xeneize” e kishin pritur prej 18 vitesh. Ata e shoqëruan largimin nga fusha të mesfushorit, ish-lojtar i Romës dhe Juventusit, me një ovacion të jashtëzakonshëm. Tifozët thërrisnin me zë të lartë emrin e tij dhe futbollisti u dorëzua përballë emocioneve, duke shpërthyer në lot. Më pas, ai ndau atë gëzim me familjen e tij në fushën e lojës.

Paredes ishte zëvendësuar nga Belmonte, pasi ishte plotësisht i rraskapitur dhe i dorëzuar përballë vapës mbytëse që ishte ndier gjatë ndeshjes. Temperatura ishte thuajse 39 gradë dhe ndjesia ishte sikur nuk mund të merrje frymë. Pavarësisht kësaj, Paredes vendosi të jepte intervistën pas ndeshjes për mikrofonat e Dsports. Një pyetje, më pas një tjetër dhe menjëherë pas kësaj Paredes humbi ndjenjat në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, duke u rrëzuar përtokë. Frika ishte e madhe mes të gjithë të pranishmëve. Televizioni ndërpreu menjëherë pamjet. Në një çast, festa ia la vendin frikës, ndërsa Paredes mori ndihmën e stafit mjekësor të Boca Juniors, përpara se të rikthente vetëdijen.

Futbollisti shkaktoi shumë shqetësim, pasi qëndroi i shtrirë në tokë për disa minuta, përpara se të përmendej pak më vonë. Megjithatë, ai u transportua në një klinikë në Barranquilla për t'iu nënshtruar të gjitha kontrolleve të nevojshme. Për këtë arsye, skuadra e shtyu me disa orë kthimin në Argjentinë. Pak më vonë, trajneri i Boca Juniors deklaroi: “Ai kishte filluar të ndiente marramendje dhe një rënie të gjendjes fizike që në fund të pjesës së parë – shpjegoi ai në konferencën për shtyp. – Mes pjesës së parë dhe të dytë dukej se ishte rikuperuar, por pas dhjetë minutash lojë në pjesën e dytë kishte vështirësi me lëvizjet anësore dhe, me shumë ndershmëri, kërkoi menjëherë zëvendësimin. Është një futbollist i jashtëzakonshëm në fushë dhe një lider pozitiv, që nxjerr më të mirën nga të gjithë”.

Çdo dyshim u largua më pas nga vetë Paredes, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram sqaroi gjendjen shëndetësore. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet. Ishte vetëm një dhimbje koke nga gjithë ato xhiro së bashku”. Edhe Boca Juniors publikoi pak më vonë një video në llogarinë e saj në X, ku tregonte Paredes-in duke u kthyer qetësisht dhe pa asnjë problem, me buzëqeshje në fytyrë, në grumbullimin e skuadrës, pranë shokëve të tij. Kjo ndodhi përpara nisjes drejt Argjentinës, ku Boca pritej nga një pritje madhështore e tifozëve pas këtij suksesi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI