Flash

Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen!

Lapsi.al 22 November 2026

Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu, akuzoi Erion Veliajn se po përdor si “alibi” pretendimin se nuk po trajtohet siç duhet nga shteti, pasi kryebashkiaku refuzoi të paraqitej në Spitalin Memorial për ndërhyrjen kirurgjikale të planifikuar për nesër. Qalliu tha se Veliaj e kishte argumentuar vendimin me faktin se “nuk është gati”.

“Atëherë, pas kërkimit me ngulm të ndërhyrjes sipas avokatit dhe vetë shtetasit Erion Veliaj, duke u shprehur se po i rëndohej situata shëndetësore, sot, në mënyrë të befasishme dhe plotësisht të qetë, vetë shtetasi Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet pranë Spitalit Memorial Fier për të bërë të mundur ndërhyrjen, duke nënkuptuar se nuk paska qenë problem ndërhyrja, por zhurma dhe alibia për të ngritur pretendimin sikur nuk po trajtohet siç duhet nga instancat shtetërore! Pra, sot, pas një lumi kërkesash nga ana e Erion Veliajt se pse nuk po lejohej të kryhej ndërhyrja, po vetë ai refuzon ta kryejë ndërhyrjen, me motivacionin se nuk është gati!”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Burgut të Fierit, Arben Qalliu.

Veliaj ka dhënë një tjetër shpjegim për refuzimin. Ai tha se i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për të vendosur mbi ndërhyrjen dhe se këmbëngul të operohet në Tiranë.

“Unë i jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale. Refuzoj të shkoj në spitalin Memorial Fier”, mësohet të ketë deklaruar Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nuk i beson kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se e internoi në Fier, dhe se nuk pranon të operohet në një spital që, sipas tij, i është imponuar nga kryeministri.

“Por e vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, Kryeministri i vendit. Pas asaj që e konsideroj internim politik, si mund t’i besoj të njëjtit person edhe për një operacion nën narkozë, ku në lojë është vetë jeta ime?”, theksoi Veliaj.

Ndërhyrja ishte planifikuar për të hënën, më 23 nëntor, në Spitalin Memorial Fier. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vendimi u mor pas një konsulte të zhvilluar më 18 nëntor në burg, gjatë së cilës Veliaj nuk kishte kundërshtuar planin. Burgjet thanë gjithashtu se ishte rënë dakord që mjeku i zgjedhur prej tij të mund të ishte i pranishëm gjatë operacionit.

Veliaj duhej të paraqitej në spital të dielën, më 22 nëntor, për konsultat dhe analizat. Sipas Burgjeve, mjeku i tij mund të ishte i pranishëm gjatë përgatitjeve, gjatë operacionit ose në të dyja ditët. Ndërkaq, Veliaj ka kërkuar që ndërhyrja të kryhet në Tiranë dhe më herët ia kishte parashtruar këtë kërkesë publikisht Belinda Ballukut.

Të këshilluara

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI