Flash

Grimes shpërthen ndaj Elon Musk: “Fiksimi pas femrave false është arratisje nga realiteti”

Lapsi.al 22 November 2026

Grimes shpërthen ndaj Elon Musk: “Fiksimi pas femrave false

Këngëtarja kanadeze Grimes ka kritikuar ashpër ish-partnerin e saj, miliarderin Elon Musk, pas interesimit të këtij të fundit për një personazh femër të krijuar nga inteligjenca artificiale.

Përmes disa reagimeve në rrjetin social X, artistja nuk i kurseu komentet, duke e cilësuar këtë prirje si një lloj arratisjeje nga realiteti.

Debati nisi pasi Musk rishpërndau një postim që prezantonte Claudia-n, një influencuese virtuale dhe yll muzikor të krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale.

“Superinteligjenca do të hakojë sistemin tënd limbik”, shkroi themeluesi i SpaceX, duke iu referuar ndikimit që inteligjenca artificiale mund të ketë te emocionet dhe reagimet njerëzore.

Por reagimi i Grimes ishte i menjëhershëm.

“Fiksimi pas femrave false duket si një mënyrë për t'u fshehur nga realiteti”, shkroi ajo, duke shtuar se, megjithëse e pëlqen personazhin Claudia, ajo nuk është një grua e vërtetë, por një krijesë dixhitale.

Këngëtarja shkoi edhe më tej në kritikat e saj, duke kundërshtuar seksualizimin e personazheve të krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Seksualizimi i një specieje që nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale është një shembull ekstrem i regresit shoqëror. Mund të bëjmë më mirë sesa ta reduktojmë atë në një skllave seksuale”, ishte mesazhi i saj.

Pas reagimeve të këngëtares, përfaqësuesi i saj, Mitchell Jackson, dha një deklaratë për revistën “Us Weekly”, ku shpjegoi më tej qëndrimin e artistes ndaj ish-partnerit.

“Grimes kundërshton pushtetin e personave që nuk janë zgjedhur nga qytetarët, dhe kjo përfshin edhe pushtetin e zotit Musk”, deklaroi ai.

Sipas përfaqësuesit, këngëtarja është e zhgënjyer nga fakti që figura kaq të fuqishme në industrinë e teknologjisë promovojnë përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale, ndërkohë që neglizhojnë përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë.

Ai shtoi se Grimes është e shqetësuar nga mungesa e pjekurisë dhe lidershipit te drejtuesit e mëdhenj të teknologjisë.

Përplasja merr vëmendje edhe për shkak të historisë personale mes dy artistëve dhe sipërmarrësit. Grimes dhe Elon Musk nisën lidhjen në vitin 2018, ndërsa marrëdhënia e tyre përfundoi përfundimisht në vitin 2022.

Çifti kanë së bashku tre fëmijë: djemtë X Æ A-Xii dhe Techno Mechanicus, si dhe vajzën Exa Dark Sideræl.

Pavarësisht ndarjes, Grimes ka vazhduar të komentojë publikisht disa prej qëndrimeve dhe veprimeve të ish-partnerit të saj.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI