
Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 4, ku gjatë përplasjes fizike është dëmtuar në qafë dhe në dorë Olger Vesho. Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe arrestuar si të dyshuar për ngjarjen 55-vjeçarin, Genci Gegprifti.
Sipas informacioneve paraprake, 39-vjeçari është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.