Flash

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve […]

11:54

Shqiptarja aksidentohet me dy fëmijët në Itali teksa shkonte në festën e ditëlindjes, humb jetën 31-vjeçarja, rëndë e bija 4-vjeçe

Lapsi.al 23 November 2026

Shqiptarja aksidentohet me dy fëmijët në Itali teksa shkonte

Një 31-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në provincën e Pordenones, në Itali, ndërsa vajza e saj 4-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, e cila po udhëtonte drejt Villanovës për të marrë pjesë në një festë ditëlindjeje, së bashku me dy fëmijët e saj, 6 dhe 4 vjeç, si dhe një shok të tyre.

Sipas mediave italiane, 31-vjeçarja dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit në një kthesë, për shkak të lagështisë në rrugë. Makina është përplasur me një shtyllë betoni dhe më pas është përmbysur në një kanal. Përplasja rezultoi fatale për nënën shqiptare, ndërsa vajza e saj 4-vjeçare u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Dy fëmijët e tjerë që ndodheshin në automjet janë dërguar në spitalin e Pordenones për të marrë ndihmë mjekësore.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI