Flash

Moti i keq përfshin edhe Tiranën, rrëzohet një pemë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Lapsi.al 23 November 2026

Moti i keq përfshin edhe Tiranën, rrëzohet një pemë
Reshjet e dendura të shiut dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme edhe në kryeqytet, ku një pemë është rrëzuar në mes të rrugës pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Pema e rrëzuar ka krijuar pengesë për qarkullimin e automjeteve në këtë zonë, ndërsa nuk ka ende informacione për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.

Prej orëve të para të ditës, reshjet e shiut kanë përfshirë disa qarqe të vendit, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Probleme me furnizimin me energji janë raportuar veçanërisht në Lezhë, Kukës, Has dhe Tropojë, ku era e fortë dhe reshjet kanë shkaktuar defekte në rrjetin elektrik. Ndërkohë, në disa akse rrugore të veriut ka pasur rrezik nga rënia e gurëve dhe inerteve, ndërsa grupet e mirëmbajtjes dhe të OSHEE-së vijojnë punën për normalizimin e situatës. 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI