
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Selami Hasanit në Fier, ku mësohet se gjatë sulmit me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, J. H.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e një banese në lagjen “1 Maji”. Selami Hasani humbi jetën nga të shtënat, ndërsa i vëllai u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar nga vendngjarja. Gjatë kërkimeve, policia ka konstatuar një automjet në flakë në fshatin Dermenas, i cili dyshohet se është përdorur prej tyre. Forcat e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të vrasjes.