Flash

Panik në koncertin e Don Toliver në Mançester, lëshohet substancë e panjohur në turmë, mbi 50 persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Lapsi.al 23 November 2026

Panik në koncertin e Don Toliver në Mançester, lëshohet

Një koncert i reperit amerikan Don Toliver në Mançester është ndërprerë dhe salla është evakuuar pas lëshimit të një substance të panjohur në turmë, e cila shkaktoi shqetësime shëndetësore te dhjetëra persona. Incidenti ndodhi në Co-op Live Arena, ku ndodheshin rreth 12 mijë spektatorë.

Policia e Mançesterit të Madh shpalli gjendjen e emergjencës pak pas orës 22:00 të së dielës, pas raportimeve se disa persona kishin filluar të ndiheshin keq. Substanca fillimisht u dyshua se mund të ishte gaz lotsjellës, por shkaku i incidentit mbetet ende i paqartë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e panikut, teksa njerëzit vrapojnë drejt daljeve, kolliten dhe mbulojnë fytyrat, duke u përpjekur të largohen nga salla.

Në një njoftim të publikuar pas orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, autoritetet konfirmuan se evakuimi ishte përfunduar me sukses. Disa persona morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa një prej tyre u transportua me urgjencë në spital. Shërbimi i Ambulancës së Anglisë Veriperëndimore bëri me dije se më shumë se 50 persona u trajtuan për simptoma që prekën sytë dhe sistemin e frymëmarrjes. Ndërkohë, drejtuesit e Co-op Live Arena deklaruan se po bashkëpunojnë me policinë për të zbardhur shkaqet e incidentit dhe për të përcaktuar se çfarë substance u lëshua në turmë.

Koncerti ishte pjesë e turneut “Nitrous” të Don Toliver. Reperi amerikan pritet të performojë këtë të hënë në O2 Arena të Londrës dhe të martën në OVO Arena Wembley.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI