Flash

Gati 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh ka rënë.

Lapsi.al 23 November 2026

Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh ka rënë.

Por e anketa SecuriMeter 2026 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal gjeti se, një rikthim të në rritje të shqiptareve që kanë tashmë një ide dhe  plan për tu larguar. Përqindja u rrit lehtë, nga 27,2% në vitin 2025 në 27,6% në vitin 2026. Brenda këtij grupi, u shtuan ata që e mendojnë ende në mënyrë të paqartë largimin.

Përqindja e të anketuarve në Shqipëri që kanë hartuar një plan, por ende nuk kanë nisur përgatitjet për të ikur ra lehtë, por pjesa e atyre që kanë filluar të ndërmarrin hapa largimi  u rrit lehtë, nga 5,8% këtë vit nga 5,6% vitin e kaluar.

Rreth dy të tretat e të anketuarve në Shqipëri, 67,9%, thanë se nuk duan të zhvendosen jashtë vendit, nga 69,9% në vitin 2025. Rënia me dy pikë përqindjeje u shoqërua kryesisht me një rritje të pjesës së atyre që nuk dhanë një përgjigje, nga 2,9% në 4,5%.

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa e të anketuarve që po e mendojnë largimin u rrit nga 27,3% në 29,3% në 2026. Në Shqipëri pjesa e atyre që kanë hartuar një plan ose kanë nisur hapa konkretë është më e lartë, 16,2% kundrejt 11% në Rajon.

Shpopullimi dhe emigrimi janë ndër shqetësimet më të përhapura në Shqipëri. Në një pyetje më vete, 95,1% e të anketuarve shprehën shqetësim për këto dy çështje, kundrejt 78,2% në rajon. Për ta vënë në kontekst dallimin mes brezave, në të gjashtë vendet së bashku 58,1% e të anketuarve të moshës 18–24 vjeç po e mendonin largimin. Në këtë grupmoshë, 28,7% kishin hartuar një plan ose kishin nisur të ndërmerrnin hapa.

Ndër të anketuarit në Shqipëri që po mendojnë të largohen për të jetuar dhe punuar jashtë, 56,2% do të zgjidhnin një vend të Bashkimit Europian, kundrejt 44,6% në Ballkanin Perëndimor. Vetëm në Kosovë preferenca për BE-në ishte më e lartë, me 60,3%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ishte 52,4%.

Shqipëria kishte përqindjen më të lartë në rajon edhe për dy destinacione të tjera. SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia, të grupuara në një kategori, u zgjodhën nga 22,5% e të anketuarve që po mendojnë largimin, kundrejt 14,2% në rajon. Mbretërinë e Bashkuar do ta zgjidhnin 14,6%, mbi trefishin e mesatares rajonale prej 4,6%. Një vend tjetër i Ballkanit Perëndimor ishte zgjedhja e vetëm 1,1% të këtij grupi në Shqipëri, kundrejt 6,1% në rajon./ B.Hoxha

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI