Flash

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

Meta: E vërteta e buxhetit 2027, pikiatës së euros dhe samitit të Arubës

Lapsi.al 22 November 2026

Meta: E vërteta e buxhetit 2027, pikiatës së euros dhe samitit

Ish-presidenti, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2027, duke akuzuar qeverinë për manipulim të shifrave dhe propagandë. Përmes një postimi në rrjetet sociale nga qelia, Meta ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si janë bërë përllogaritjet e buxhetit në euro, duke iu referuar rënies së monedhës europiane në raport me lekun.

Sipas tij, qeveria ka përdorur në përllogaritjet e saj një kurs prej 96 lekësh për një euro, ndërkohë që aktualisht monedha europiane këmbehet me rreth 89 lekë. Meta pretendon se kjo diferencë krijon një pasqyrë të deformuar të shifrave përpara nisjes së zbatimit të buxhetit më 1 janar 2027.

Kreu i Partisë së Lirisë ka kundërshtuar gjithashtu propagandën për buxhetin prej 10 miliardë eurosh, duke argumentuar se shifra në monedhën europiane nuk pasqyron domosdoshmërisht një rritje reale të mirëqenies së qytetarëve.

Në reagimin e tij, Meta rikujton se në vitin 2013 euro këmbehej me rreth 140 lekë, ndërsa sot vlera e saj është ndjeshëm më e ulët. Për këtë arsye, sipas tij, shprehja e buxhetit në euro mund të krijojë përshtypjen e një rritjeje më të madhe sesa ajo që reflektohet realisht në ekonomi.

"Duke e uruar lekun që po ia ul kokën euros, që ka ndryshuar prefiksin dhe ka zbritur në 89 lekë, është interesante të shohim se me çfarë kursi do të hyjmë në 1 janar 2027, kur nis zbatimi i buxhetit të ri të shtetit.

Qeveria i ka bërë “llogaritë” me 96 lekë për 1 euro, ndërkohë që sot euro është 89 lekë. Pra, buxheti nis me një mashtrim në përllogaritje, përpara se të nisë zbatimi. Por mashtrimi i dytë është propaganda me “buxhetin historik” prej 10 miliardë eurosh.

Pse kjo shifër është bërë frontline e propagandës, kur buxheti zbatohet në lekë dhe euro sot vlen shumë më pak se në vitin 2013, kur kursi ishte rreth 140 lekë? Një buxhet që duket historik në euro, por që nuk sjell më shumë para për 95% të shqiptarëve, të cilët përballen me paga dhe pensione të ulëta, shërbime të dobëta dhe kosto të lartë jetese.

Kush do të mbajë përgjegjësi për këto dy mashtrime publike? Pavarësisht anulimit të Samitit të NATO-s, pikiata e euros vazhdon, sepse Samiti i Arubës vijon punimet e veta!" shkroi Meta në rrjetet e tij sociale" - shkruan Meta në rrjetet sociale. /LAPSI.al

Të këshilluara

Durrësi harron tërmetin, ndërhyrjet pa kontroll në pallate rikthejnë rrezikun

Gati shtatë vjet pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe miliona euro dëme, ndërhyrjet në apartamente dhe katet e para të pallateve në Durrës vazhdojnë të shqetësojnë ekspertët. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se autoritetet vendore kanë lënë pa zbatuar qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.

17:46

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI