Flash

Shpërthen zjarri në spitalin e Berlinit/ Plagosen 15 persona, disa të tjerë në gjendje kritike

Lapsi.al 23 November 2026

Shpërthen zjarri në spitalin e Berlinit/ Plagosen 15 persona, disa

Në spitalin e Berlinit ka shpërthyer të dielën në mbrëmjenjë zjarr ndërsa rreth 15 persona u plagosën pasi pësuan thithje të tymit, përfshirë një person që konsiderohet në gjendje kritike, sipas departamentit të zjarrfikësve të kryeqytetit gjerman. 13 të tjerë pësuan dëmtime të lehta ndërkohë që një person tjetër është në gjendje të rëndë.     

Zjarri shpërtheu në dhomën e një pacienti në katin e parë të ndërtesës së spitalit, në lagjen lindore të Lichtenbergut. Zjarrfikësit arritën ta shuanin shpejt zjarrin, por tymi kishte depërtuar në pjesë të tjera të ndërtesës, duke i detyruar ata që ishin brenda të evakuoheshin shpejt.

Dy të plagosurit rëndë u transferuan në spitale të tjera, nën mbikëqyrjen e specialistëve të kujdesit intensiv. Pasi zjarrfikësit shuan zjarrin dhe u siguruan që ndërtesa të ajrosej, ata ia dorëzuan zonën policisë, e cila po kryen një hetim për të përcaktuar shkaqet, sipas njoftimit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI