Flash

Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës

Lapsi.al 23 November 2026

Puka pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, defekti

Puka dhe disa zona përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, për shkak të një defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz–Pukë.

Problemi është përsëritur për herë të dytë brenda javës, ndërsa jashtë funksionit rezulton edhe linja e emergjencës Koman–Pukë, duke lënë pa furnizim alternativ qytetin dhe zonat përreth. Përveç Pukës, ndërprerja e energjisë ka prekur edhe zonat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për defektin është bërë këputja e përcjellësve si pasojë e erës së fortë. Mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet furnizimi normal me energji elektrike në këto zona.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI