Flash

Vrasja e 'Sel Çamit'/ Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Lapsi.al 23 November 2026

Vrasja e 'Sel Çamit'/ Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle

Policia e Vlorës ka blinduar hyjen e Vlorës, pas ekzekutimit të Selami Hasanit dhe plagosjes së vëllait të tij Jakup Hasanit. Në hyrje të qytetit të Vlorës janë ngritur pika kontrolli, ku efektivët po ndalojnë automjetet dhe kryejnë verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve. Kontrollet synojnë identifikimin e personave të dyshuar dhe parandalimin e largimit të mundshëm të autorëve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, në oborrin e banesës së viktimës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në banesë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Hasanit, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Pas atentatit, policia konstatoi një automjet duke u djegur në fshatin Ndërmenas, i dyshuar si mjeti i përdorur nga autorët.

Pak më vonë, një tjetër automjet, tip “Volvo”, u gjet i shkrumbuar pranë rrethrrotullimit të Pojanit. Dyshohet se të dyja makinat janë përdorur për kryerjen e krimit dhe më pas janë djegur për të zhdukur gjurmët. Selami Hasani ishte një emër i njohur në kronikën e zezë të Fierit, për shkak të përfshirjes në ngjarjen e rëndë të 25 marsit 2002, në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës”.

Në atë atentat mbetën të vrarë Julian Isufaj, nipi i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, dhe kambisti Esat Tare, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Për këtë ngjarje, Hasani u dënua me 25 vite burgim. Pas shtatë vitesh në kërkim, ai u arrestua më 12 gusht 2009, gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA në Fier, të koduar “Parukieri”.

Ai la qelinë në fund të vitit 2021, pasi kishte vuajtur rreth 11 vite burg. Vrasja e tij rikthen në vëmendje konfliktin e hershëm mes familjeve Hasani dhe Isufaj, ndërsa dyshimet për motivin e atentatit të fundit mbeten ende për tu verifikuar nga hetuesit Sakaq, policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI