Flash

Ndreca në burgun e Fierit: Kam 1 orë e gjysmë që pres, s'më lejojnë takimin me Veliajn

Lapsi.al 23 November 2026

Ndreca në burgun e Fierit: Kam 1 orë e gjysmë që pres,

Avokati i Veluajt, Plarent Ndreca, e ka cilësuar antikushtetuese mosdhënien e lejes për të takuar klientin e tij në burgun e Fierit.

Duke folur për mediat para burgut të Fierit, Ndreca tha se nuk është lejuar të takojë klientin e tij, me justifikimin se është ditë pushimi për shkak të festave zyrtare dhe se Drejtoria e Burgjeve nuk ka personel.

“Vazhdon kjo historia që gjejnë arsye të ndryshme sa herë ndodh që duhet të vij në fundjavë apo kur është pushim zyrtar. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji 81/2020 e lejon të takojë në çdo kohë klientin. Unë kam ardhur ta takoj për një seancë gjyqësore që kemi nesër, por edhe për shkak të operacionit. Nuk u lejova me argumentin e dhënë në telefon se nuk kemi personel. U kërkova të bëjmë një procesverbal, as këtë nuk e japin. Është një situatë antikushtetuese”, tha Ndreca.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI