
Qytetarët kanë vijuar edhe sot protestën para Kryeministrisë në Tiranë, kundër qeverisë Rama dhe klasës së vjetër politike në Shqipëri.
Sipas pamjeve nga terreni, mësohet se studentë e të rinjtë janë mbledhur para zyrës së kryeministrit, ku po vijojnë me këmbënglujë revoltën e tyre deri në dorëheqje të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Para godinës janë vendosur forca të shumta policie për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht se tubimi i qytetarëvë po vijon në mënyrë paqësore.