Flash

Reshje dëbore edhe në qarkun e Korçës, ulen ndjeshëm temperaturat

Lapsi.al 23 November 2026

Reshje dëbore edhe në qarkun e Korçës, ulen ndjeshëm

Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore në vend, si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave.

Në juglindje të vendit, reshje të lehta dëbore janë regjistruar në Qafën e Martës, Mashkullorë të Panaritit dhe në zonat e larta të Ersekës. Dëborë pritet të ketë në vijim edhe në Voskopojë dhe Dardhë.

Ndërkohë, reshje dëbore me intensitet mesatar kanë nisur edhe në Qafë Thore, ku ulja e temperaturave ka sjellë ndryshimin e kushteve atmosferike.

Firmat e kontraktuara janë në terren për mirëmbajtjen dhe mbajtjen të hapur të aksit rrugor.

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat gjatë ditëve në vijim pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius, duke rritur mundësinë për reshje të tjera dëbore në zonat malore të vendit./ Rtsh

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI