Flash

Raketat ruse në Poloni, shefi i NATO-s: Po verifikojmë nëse ishte i qëllimshëm

Lapsi.al 23 November 2026

Raketat ruse në Poloni, shefi i NATO-s: Po verifikojmë nëse ishte

Polonia dhe aleatët e NATO-s po verifikojnë nëse kalimi i raketave ruse në territorin polak të premten ishte i qëllimshëm.

Kështu deklaroi të hënën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke e cilësuar incidentin si të rrezikshëm.

“Këtu është e qartë se bëhet fjalë për një incident të rrezikshëm. Ai vjen nga Rusia. Nëse ishte i qëllimshëm apo jo, këtë duhet ta përcaktojnë, natyrisht, autoritetet. Unë nuk do të spekuloj kurrë. Mund të komentoj vetëm pasi të kemi në dispozicion provat që dalin nga mekanizmi ku Polonia dhe aleatët e tjerë të NATO-s bashkëpunojnë për të vlerësuar se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ajo që di është se komandanti suprem i forcave aleate, gjenerali Grynkewich po vlerëson vazhdimisht kapacitetet tona të parandalimit dhe mbrojtjes, duke bërë përshtatjet e nevojshme sa herë që është e nevojshme. Polonia ka vepruar shumë mirë në këtë drejtim, sepse gjithmonë ka qenë e qartë në përcaktimin e përgjegjësisë për ngjarjet që ndodhin. Kjo do të thotë se ne kemi informacionin e nevojshëm dhe mund t’i lidhim të gjitha faktet.”

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI