
Njësoj si në protestat e tjera të ditëve të fundit efektivët e policisë kanë ndërhyrë ndaj qytetarëve dhe të rinjve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Forcat e rendit kanë ushtruar forcë fizike ndaj pjesëmarrësve, duke i shtyrë ata drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit. Protestuesit janë rrethuar nga të dyja anët nga efektivët, të cilët nuk i kanë lejuar të qëndrojnë në bulevard dhe të vijojnë tubimin në vendin ku ishin mbledhur.
Sipas organizatorëve dhe qytetarëve të pranishëm, bëhet fjalë për një tubim paqësor, ndërsa ata kundërshtojnë ndërhyrjen e policisë dhe mënyrën se si po menaxhohet protesta. Protestuesit pretendojnë se kufizimet po zbatohen duke iu referuar një akti normativ të miratuar nga kryeministri.