Flash

Athinë, zjarr në rajonin e policisë, digjen disa autobusë të forcave speciale

Lapsi.al 23 November 2026

Athinë, zjarr në rajonin e  policisë, digjen disa autobusë

Digjen autobusët e policisë greke. Disa autobusë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë  greke janë djegur pasditen e së hënës në zonën Gudhi të Athinës.

Sipas policisë greke, zjarri nisi në motorin e një autobusi që sapo ishte kthyer nga shërbimi dhe po parkohej në radhë me mjetet e tjera.

Policia sqaron se në momentin e zjarrin  automjetet ishin bosh dhe askush nuk rrezikoi.

Forca të shumta të policisë dhe të zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e zjarreve. Mjetet që u dogjën ishin të vjetra por ende aktive, ndërkohë që policia helene ka porositur një sasi prej 60 autobusësh të reja.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI