Flash

Sánchez propozon taksë për pasuritë mbi 100 milionë euro, vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Spanjë

Lapsi.al 23 November 2026

Sánchez propozon taksë për pasuritë mbi 100 milionë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka propozuar vendosjen e një takse të re për individët që zotërojnë pasuri mbi 100 milionë euro. Nisma vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë dhe synon të sigurojë të ardhura shtesë për financimin e politikave sociale.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Sánchez argumentoi se përqendrimi i pasurisë tek individët më të pasur vijon të rritet, pavarësisht uljes së pabarazive në të ardhura.

“0.1% më të pasurit zotërojnë më shumë se 10% të pasurisë. Dhe pjesa e tyre nuk ka ndaluar së rrituri që nga viti 2010”, shkroi kryeministri spanjoll.

Sipas propozimit, të ardhurat nga kjo taksë do të përdoren për të financuar arsimin e fëmijëve, strehimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Nisma është pjesë e debatit ekonomik dhe politik mes socialistëve të Sánchez-it dhe Partisë Popullore (PP), e cila mbron uljen e taksave për shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si dhe për punëtorët e rinj. PP propozon gjithashtu lehtësira fiskale për bizneset që investojnë në teknologji dhe transformim digjital.

Spanja ka aktualisht një taksë solidariteti për pasuritë e mëdha, të vendosur në vitin 2022, e cila zbatohet për pasuritë neto që tejkalojnë 3 milionë euro. Propozimi i ri synon të vendosë një barrë të posaçme fiskale për kategorinë më të pasur të shoqërisë.

Ndërkohë, organizatat e punëdhënësve kanë kundërshtuar përgjithësisht rritjen e taksave mbi pasurinë, duke paralajmëruar se masa të tilla mund të nxisin largimin e sipërmarrësve dhe investitorëve. Propozimi i Sánchez-it pritet të jetë një nga temat e debatit politik në ditët e fundit para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI