Flash

Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë në më shumë se 15 vite

Lapsi.al 23 November 2026

Erdogan vizitë zyrtare në Libi për herë të parë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Libinë muajin e ardhshëm, për herë të parë në më shumë se 15 vjet, për të marrë pjesë në Samitin Turqi-Afrikë, i cili është planifikuar të zhvillohet në Tripoli në fillim të dhjetorit.

Koha e vizitës së presidentit turk në Libi është veçanërisht e rëndësishme pasi vjen pas ratifikimit të memorandumit të paligjshëm turko-libian nga Dhoma e Përfaqësuesve të Libisë lindore. Ky është një veprim që krijon të dhëna të reja për Athinën dhe Kajron, të cilat shprehën kundërshtimin e tyre, por në asnjë mënyrë nuk i bën automatikisht pretendimet turke legjitime.

Vizita e presidentit turk u njoftua nga Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan vetëm disa orë pasi ai dhe kreu i shërbimeve të inteligjencës turke, Ibrahim Kalin, u takuan të shtunën në Stamboll me Abdulhamid Dbeiba, kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNU) të Libisë. Vizita e fundit e Erdoganit në Libi ishte më 16 shtator 2011, kur ai ishte kryeministër. Ai vizitoi Tripolin dhe Bengazin pas rënies së regjimit të Muamar Gadafit, duke u takuar me Mustafa Abdul Jalil – atëherë kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional – dhe Mahmoud Jibril, kreu i zyrës ekzekutive të Këshillit. Gjatë vizitës u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.

Të këshilluara

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve […]

11:54

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI