Flash

Drejtoresha që shkarkoi Veliaj: Punova me përgjegjësi, më shkarkuan për arsye të tjera...

Lapsi.al 23 November 2026

Drejtoresha që shkarkoi Veliaj: Punova me përgjegjësi, më

Drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Zhaneta Beqiri, reagoi pas largimit nga detyra me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke mohuar se shkarkimi i saj lidhet me auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Beqiri tha se auditimi nuk ishte arsyeja e largimit dhe se bëhet fjalë për shkaqe të tjera, që, sipas saj, nuk kanë lidhje me përmbushjen e detyrave të institucionit apo të saj si drejtuese.

“Sqaroj për të gjithë që nuk ka asnjë lidhje mes auditit të KLSH-së dhe largimit tim nga puna. Ai audit nuk ishte shkak, kurse unë jam pasojë e arsyeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me realizimin e detyrave të institucionit dhe timin si drejtuese e tij deri më sot!”

Beqiri drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve që prej gushtit 2015. Ajo e cilësoi largimin si mbylljen e një kapitulli më shumë se 11-vjeçar, të cilin tha se e përfundon me mirënjohje dhe krenari për punën e bërë.

Gjatë postimit, Beqiri përmendi edhe përmasat e institucionit që drejtonte: 2.333 punonjës kujdesen çdo ditë për rreth 13.000 fëmijë në Tiranë, duke u ofruar, sipas saj, mjedis të sigurt, shërbim cilësor dhe edukim me metoda bashkëkohore.

Reagimi i plotë i Zhaneta Beqirit:

Në gusht të vitit 2015 m’u besua një përgjegjësi e veçantë: kujdesi, mirërritja dhe edukimi i fëmijëve të Tiranës. Sot, pas më shumë se njëmbëdhjetë vitesh, e mbyll këtë kapitull me mirënjohje, krenari për punën e bërë dhe respekt për të gjithë bashkëpunëtorët me të cilët e ndava këtë rrugëtim.

Drejtimi i një institucioni publik është, para së gjithash, përgjegjësi ndaj qytetarëve, besimi i të cilëve fitohet me punë, korrektësi, transparencë dhe ndershmëri. Gjatë këtyre viteve, me angazhim, përgjegjësi e profesionalizëm, kam punuar fort për të transformuar kulturën institucionale dhe qasjen ndaj shërbimit, në funksion të më të mirës për zhvillimin e plotë të potencialit të fëmijëve.

Sot, 2.333 punonjës të DPÇK-së kujdesen çdo ditë për rreth 13.000 fëmijë, duke u ofruar një mjedis të sigurt, shërbim cilësor dhe edukim me metodologji bashkëkohore.

Përtej shifrave dhe rezultateve, ajo që çmoj më shumë është marrëdhënia që kemi ndërtuar me mijëra familje të Tiranës. Falënderoj çdo prind e qytetar për besimin dhe vlerësimin ndër vite. Çdo arritje u bë e mundur falë njerëzve me të cilët kam pasur privilegjin të punoj. Falënderoj çdo mësuese, edukatore, ndihmëse, specialiste, punonjëse e punonjës të DPÇK-së. Ju jeni forca e vërtetë e këtij institucioni.

Sqaroj për të gjithë që nuk ka asnjë lidhje mes auditit të KLSH-së dhe largimit tim nga puna. Ai audit nuk ishte shkak, kurse unë jam pasojë e arsyeve të tjera që nuk kanë të bëjnë me realizimin e detyrave të institucionit dhe timin si drejtuese e tij deri më sot! Largohem me bindjen se vlera e punës së një drejtuesi mbetet te standardet e vendosura dhe njerëzit që do ta çojnë punën përpara. Funksionet janë të përkohshme. Përkushtimi ndaj njerëzve dhe vlera e punës së bërë mbeten.

Të këshilluara

SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër

Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve […]

11:54

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI