
Ambasadori amerikan Eric Wendt ndodhet aktualisht në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Ambasadori ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit dhe zyrtarë amerikanë.
Mësohet se ambasadori Wendt ka takuar kreun e SPAK, Klodian Brahon dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta.
Kjo nuk është hera e parë Wendt ka qenë në ambientet e SPAK. Edhe më 10 tetor, Wendt ishte në ambientet e Strukturës së Posaçme.
Gjithashtu, edhe më 6 tetor, Wendt u takua me dy drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend.