
Elisa Spiropali është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për shkak të deklaratave të saj kundër Belinda Ballukut. Në mbledhjen e grupit parlamentar vetëm dy deputetë abstenuan për vendimin e përjashtimit, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi. Në kritikat e saj, Spiropali shënjestroi Belinda Ballukun, e pandehur për korrupsion dhe pastrim parash dhe tha se ishte e papranueshme që ajo të qëndronte në vijën e parë të asamblesë, duke i bërë thirrje Edi Ramës të distancohet ose të largohet nga drejtimi i PS. Përveç se është larguar nga partia, Spiropali është edhe në qendër të një kallëzimi penal, ku përfshihet edhe bashkëshorti i saj për evazion fiskal.