Flash

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram Curri–Cernicë, bllokohet qarkullimi pas reshjeve

Lapsi.al 24 November 2026

Shiu dhe dëbora sjellin probleme në Tropojë, shembet rruga Bajram

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit, ndërsa situata më problematike paraqitet në bashkinë e Tropojës. Një pjesë e bazamentit të rrugës në aksin Bajram Curri–Cernicë është shembur, duke detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut që paraqet për sigurinë e drejtuesve të mjeteve.

Sipas raportit të strukturave të emergjencave civile, deri në orën 08:30 të datës 24 nëntor, në territorin e qarkut janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa gjatë natës ka pasur reshje të lehta dëbore në zonat mbi 700 metra lartësi. Dëmtimi më i rëndë është evidentuar në kilometrin 2+680 të segmentit Bajram Curri–Cernicë, ku shembja e bazamentit ka vënë në rrezik qëndrueshmërinë e trupit të rrugës.

Pas verifikimeve në terren, autoritetet kanë vendosur bllokimin e këtij segmenti për të shmangur aksidentet e mundshme. Policia e Tropojës është angazhuar në terren për zbatimin e masës, ndërsa automjetet po devijohen drejt aksit alternativ Sopot–Ura e Bujanit. Ndërkohë, grupet e punës dhe subjektet kontraktore vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e akseve nacionale nga gurët, inertet dhe materialet e depozituara nga reshjet.

Sipas autoriteteve, të gjitha rrugët nacionale në qark janë të kalueshme, me përjashtim të segmentit Bajram Curri–Cernicë. Në bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika të tjera të rëndësishme. Probleme janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike.

Aktualisht, pa energji rezultojnë Njësitë Administrative Mamëz dhe Surroj, si dhe 16 abonentë në fshatin Çerem, në Njësinë Administrative Margegaj të bashkisë Tropojë. Sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, ai vijon sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Kukës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI