Flash

Atentati dje në Fier, vdes në spital nipi i Selami Hasanit, Jakup Hasani mori 3 plumba në trup

Lapsi.al 24 November 2026

Atentati dje në Fier, vdes në spital nipi i Selami Hasanit, Jakup

Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur mëngjesin e së hënës në lagjen “1 Maji” në Fier ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se Jakup Hasani kishte marrë tre plumba në trup, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 09:40, pranë banesës së Selami Hasanit, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose “Seli i Matit”. Ky i fundit u ekzekutua me armë zjarri teksa ndodhej duke punuar në oborrin e banesës së tij. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 60-vjeçarit dhe nipit të tij, duke u larguar më pas me automjet nga vendi i ngjarjes. 

Pas atentatit, policia konstatoi një automjet në flakë në fshatin Ndërmenas, i dyshuar si një prej mjeteve të përdorura nga autorët dhe brenca tij u gjetën dy armë zjarri. Pak më vonë, një tjetër automjet tip “Volvo” u gjet i shkrumbuar pranë rrethrrotullimit të Pojanit. Këto makina dyshohet se janë përdorur për realizimin e atentatit dhe më pas janë djegur për të zhdukur gjurmët.

Të këshilluara

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI