
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër. Viktima, një burrë rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga përplasja. Identiteti i tij ende nuk është përcaktuar nga autoritetet.
Automjeti drejtohej nga shtetasi O. M., 21 vjeç, i cili pas aksidentit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës.