Flash

Shpërthim në një lokal në pronësi të një shqiptari në Athinë, dyshime për gjobëvënie

Lapsi.al 24 November 2026

Shpërthim në një lokal në pronësi të një

Një lokal në pronësi të një shqiptari është bërë objekt i një sulmi me lëndë plasëse në lagjen Nea Jonia të Athinës, në orët e para të mëngjesit. Sipas policisë greke, shpërthimi është regjistruar rreth orës 04:00, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në biznes. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Dëshmitarët okularë kanë raportuar se dy persona dyshohet të jenë përfshirë në sulm dhe se janë larguar me një motoçikletë. Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa një nga pistat e dyshuara është ajo e gjobëvënies. Autoritetet greke po hetojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI