Flash

I prenë rrugën dhe tentuan ta merrnin me forcë, në pranga xhaxha e nip pas konfliktit me një 42-vjeçar në Kukës

Lapsi.al 24 November 2026

I prenë rrugën dhe tentuan ta merrnin me forcë, në pranga

Dy persona, xhaxha e nip, janë kapur dhe ndaluar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohen se tentuan të merrnin me forcë një 42-vjeçar, me të cilin ishin konfliktuar disa orë më parë. Në pranga kanë rënë shtetasit S. J., 45 vjeç dhe S. J., 24 vjeç, banues në Gjinaj të Hasit, të cilët ishin shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur më 20 nëntor 2026. Sipas hetimeve, konflikti mes tyre dhe 42-vjeçarit V. D. ka nisur për motive të dobëta. Disa orë më vonë, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se xhaxha e nip i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 42-vjeçari, i shoqëruar nga një punonjës policie.

Ata dyshohet se kanë tentuar ta marrin me forcë, duke e goditur me sende të forta dhe duke dëmtuar automjetin e tij. Në këto rrethana ka ndërhyrë punonjësi i Policisë, i cili ka tentuar të neutralizojë përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera policore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj dy të ndaluarve rëndojnë dyshimet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI