Flash

Prrenjasi rreth 20 orë në errësirë, defekti në linjën nëntokësore lë pa energji një pjesë të qytetit

Lapsi.al 24 November 2026

Prrenjasi rreth 20 orë në errësirë, defekti në

Një defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike ka lënë pa drita një pjesë të qytetit të Prrenjasit, prej gati 20 orësh. Problemi është konstatuar mesditën e së hënës, rreth orës 12:00, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve të punës, furnizimi me energji elektrike nuk është rikthyer ende. Sipas OSHEE-së, defekti është shkaktuar në një linjë nëntokësore, çka ka vështirësuar identifikimin e pikës së dëmtuar. Për këtë arsye, është dashur kohë për lokalizimin e defektit dhe më pas për hapjen e gropës ku do të kryhen punimet e riparimit. Për zgjidhjen e situatës janë angazhuar tre grupe pune, të cilat po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

OSHEE ka njoftuar konsumatorët se energjia pritet të rikthehet përpara mesditës së sotme. Ndërkohë, ndërprerja e zgjatur ka shkaktuar probleme të konsiderueshme, veçanërisht për bizneset, por edhe për familjet që përdorin energjinë elektrike për ngrohje. Situata është bërë edhe më problematike për banorët për shkak të temperaturave të ulëta, pasi gjatë natës së kaluar termometri në Prrenjas ka zbritur në vetëm 1 gradë Celsius. Banorët presin tashmë përfundimin e ndërhyrjes dhe rikthimin e energjisë elektrike pas afro 20 orësh ndërprerje.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI