Flash

Sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Lapsi.al 24 November 2026

Sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet sot në

Petro Gjikuria, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, është paraqitur sërish sot në SPAK. Edhe pak ditë më parë Gjikuria u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku dorëzoi prova të reja lidhur me kallëzimin për krime zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit 2024. Sipas avokatit të Gjikurisë, një nga faktet e reja të paraqitura në SPAK lidhet me kryebashkiakun e Himarës, Vangjel Tavo, i cili pretendohet se ka përfituar dy paga njëkohësisht.

Avokati deklaroi se Tavo ka vijuar të marrë pagën si prefekt i Vlorës deri më 1 tetor 2024, ndërkohë që kishte marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës. Sipas tij, kjo rezulton edhe në deklarimin e pasurisë së Tavos. Gjikuria deklaroi se provat e reja synojnë të ndihmojnë hetimin e denoncimeve për zgjedhjet e 4 gushtit, ndërsa shprehu besimin se SPAK do t’i shkojë deri në fund çështjes.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI