
Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.
Çështja ndaj Breçanit kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli moskompetencën për gjykimin e saj. Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit akuzohej për pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim dhe përkrahje të autorit të krimit, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.
Me vendimin e pafajësisë, Gjykata Penale e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj tij.