
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar vendimin e Grupit Parlamentar të PS-së pas përjashtimit të deputetes Elisa Spiropali. Ai ka hartuar një “dokument sekret” të grupit të PS-së se ish-kryeparlamentarja ka “shkelur vijën e partisë” duke “cenuar unitetin rreth udhëheqësit”. Më poshtë, “vendimi” i publikuar nga Lutfi Dervishi që heq një paralele me përjashtimet e kohës së komunizmit:
PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
GRUPI PARLAMENTAR
Sekret
V E N D I M
Grupi Parlamentar i PSSH-së, në mbledhjen e tij të datës 24 nëntor 2026, në frymën e vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë, të datës 14 nëntor 2026, dhe të fjalimit të Udhëheqësit, vendosi:
Të përjashtojë nga Grupi Parlamentar Elisa Spiropalin, për qëndrime të papajtueshme me vijën politike të Partisë, shfaqje të theksuara individualizmi, kontakte të papërshtatshme me elementë jashtë PS-së dhe cenim të unitetit të Partisë rreth udhëheqësit të saj.
Të ngarkojë Kryesinë e Grupit Parlamentar që të zhvillojë punë sqaruese me shokët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, të cilët nuk u ngritën në lartësinë e momentit politik dhe abstenuan në marrjen e këtij vendimi.
Të shtohet vigjilenca në radhët e Grupit Parlamentar ndaj shfaqjeve të huaja, frymës së grupazhit dhe ndikimit të elementëve të jashtëm.
GRUPI PARLAMENTAR I PSSH-së
Tiranë, më 24.11.2026