Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Qeveria i jep pension special 117-vjeçares shqiptare

Lapsi.al 7 October 2026

Qeveria i jep pension special 117-vjeçares shqiptare

Qamile Metan Marra, 117-vjeçarja shqiptare që është bërë e njohur si një prej grave më të moshuara në botë, do të përfitojë një pension të posaçëm shtetëror.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas vëmendjes së madhe që mori historia e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Marra, ka lindur më 19 gusht 1909. Sipas të dhënave të bëra publike, ajo është dy ditë më e madhe se gruaja që aktualisht konsiderohet nga rekordet Guinness si më e moshuara në botë.

Historia e 117-vjeçares tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjetet sociale dhe në mediat e huaja, ndërsa një prej elementeve që u komentua ishte edhe mënyra e saj e ushqyerjes. Nëna Qamile ka treguar se në dietën e saj ndër vite kanë qenë të pranishme ushqime të thjeshta, përfshirë lakrat, fasulet dhe produktet e bulmetit.

Ajo ka punuar për rreth 35 vite në kooperativën bujqësore dhe deri tani përfitonte një pension prej rreth 7,700 lekësh.

Pas publikimit të historisë së saj, çështja mbërriti edhe në Këshillin e Ministrave, i cili ka vendosur t’i akordojë një shtesë pensioni të posaçëm shtetëror.

Sipas vendimit, Qamile Metan Marra do të përfitojë një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Megjithatë, shuma e pensionit të saj, së bashku me përfitimet e tjera të parashikuara nga ligji dhe shtesën e re, nuk mund të kalojë 12-fishin e pensionit social.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI