Flash

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Oerd Bylykbashi dorëzon drejtimin politik të PD në Durrës: Koha për ripërtëritje

Lapsi.al 24 November 2026

Oerd Bylykbashi dorëzon drejtimin politik të PD në Durrës:

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka njoftuar dorëzimin e detyrës si drejtues politik i këtij qarku, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të nevojshëm për procesin e ripërtëritjes së forcës politike.

Gjatë Foltores së “Ripërtëritjes”, Bylykbashi falënderoi demokratët për qëndresën gjatë betejave elektorale të viteve të fundit, ndërsa theksoi se opozita duhet të bashkojë forcat për të arritur fitoren politike.

“Dua t’ju bëj me dije se kjo është hera e fundit që ju drejtohem si drejtues politik i qarkut të Durrësit. Rreth një javë më parë ia kam dorëzuar këtë detyrë kryetarit të partisë, sepse mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund ta çojmë përpara ripërtëritjen dhe shumëfishimin e forcave tona. Marrim një detyrë, e çojmë përpara dhe më pas vjen dikush tjetër për ta vazhduar. I uroj kujtdo që do ta marrë këtë detyrë ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara”, deklaroi Bylykbashi.

Deputeti demokrat u shpreh se rruga drejt fitores duhet të mbështetet te morali dhe parimet, duke përjashtuar çdo kompromis me krimin.

“Ashtu siç thotë edhe himni ynë: ‘Kush largohet nga beteja është tradhtar’. Kështu që, kushdo nga ne, pavarësisht nëse merr apo lë një detyrë, është aty për të luftuar si një ushtar i thjeshtë për nderin dhe suksesin e Partisë Demokratike, të opozitës, të qytetarisë durrsake dhe të të gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë.

Sigurisht, ajo që do të doja të theksoja është se kemi vetëm një rrugë. Rruga jonë kalon vetëm përmes moralit dhe parimeve. Ne mund të bëjmë çdo lloj kompromisi tjetër, por kompromis me moralin dhe parimet nuk duhet të ketë.

Në 19 vitet që kam punuar ngushtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme me doktor Berishën, nëse do të zgjidhja një nga të gjitha mësimet e jashtëzakonshme, leksionet jo vetëm politike që kam marrë prej tij, do të ishte qëndresa e palëkundur ndaj parimeve. 

Ne duhet t’u qëndrojmë këtyre parimeve, sepse vetëm ato na çojnë me kokën lart drejt fitores. Asnjë kompromis mbi parimet dhe moralin! Dhe pikërisht me këtë jemi përballur gjatë gjithë këtyre viteve. Jam i sigurt se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh më tej deputeti demokrat.

Nuk dihet nëse kjo tërheqje e Bylykbashit bëhet për t'i hapur rrugën futjes së tij në garën për bashkinë e Durrësit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI