Flash

Gafa në Festivalin Kombëtar të Filmit/ Ngatërrojnë Xhanfize Kekon me Natasha Lakon

Lapsi.al 4 September 2026

Në Tiranë nisi të enjten në mbrëmje Festivali Ndërkombëtar i Filmit, një aktivitet që mungonte prej 14 vitesh në vendin tonë. Iniciativa e Qendrës Kombëtare të Kinamatografisë është përshëndetur, por që në natën e parë nuk kanë munguar gafat.

Në momentin e ndarjes së disa çmimeve të karrierës për emra që i kanë dhënë filmit shqiptar organizatorët shfaqën në ekran figurat e atyre që nderoheshin. 

Por në vend të fotos së regjisores së njohur të filmave për fëmijë Xhanfize Keko ishte vënë skenaristja, poetja dhe shkrimtarja Natasha Lako. Vetë Lako ka reaguar me një shkrim të gjatë në rrjetet sociale ku nuk e fsheh zhgënjimin. 

“Kështu kanë filluar të shkruajnë historinë e Kinematografisë! Çdo të bëjnë nesër, obobo! Zemra ime Xhanfise Keko. Organizatoret e këtij festivali përfshi edhe ata te QKK, kam rastin të të them se nuk kanë ardhur të shohin as dokumentarin e fundit "Nikolla i zemrës së Tiranës" një nga punët më dinjitoze të viteve të fundit, në krijimtarinë e sotme të kësaj gjinie. Nuk kanë faj që nuk më dinë. Ty kanë detyrim të madh për të të nderuar dhe ti di të falesh, po jo në sheshin e xhirimit. E shtrenjta jonë” – shkruan Lako.

Ajo bën kritika të forta për QKK-në dhe mënyrën si është konceptuar Festivali.

“Dhe ja ky skandal i vogël me fotografinë time në vend të fotografisë tënde në një çast nderimi për ty kaq ceremonial, po me vjen si dhuratë  t'i bej thirrje bashkëshortit tim më të cilin kam diskutuar para këtij incidenti, me të drejtën e autorit të filmit të tërheqë nga ky festival shfaqjen e filmit dokumentar “RIKARD”, që nga një interviste e producentit, rastësisht mora vesh që është ne program.  

Injorimi i vullnetit të autorit të filmit për të vendosur marrjen pjesë apo jo dhe me kë vepër të tij është edhe me fenomen skandaloz” – shkruan ajo.

Një reagim ka bërë edhe bashkëshorti i Lakos, aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj. Edhe ai thotë se nuk është pyetur për përfshirjen e filmit të tij dokumentar për Rikard Ljarjen në festival.   

“Po si është vendosur një film në program pa pyetur dy autorët kryesorë regjisorin dhe skenaristen? “RIKARD” nuk është thjesht një titull programi. Është një vepër e realizuar me regji të Mevlan Shanajt dhe skenar të Natasha Lakos. Si autor i shumë filmave, Rikardi u rrokullis nga varri. Dhe më tha: “Të lutem, mos e lejo mynxyrën të ligjërohet kaq. Keq” Shqipëria vetëm me këto argumente tregon shkoqur se nuk ka mekanizma të artit dhe kulturës. TURP! TURP!” – shkruan Shanaj. ©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI