Flash

Lajm i keq për shqiptarët/ Gjykata pezullon Lotarinë Amerikane, nuk do të hapet në 1 nëntor

Lapsi.al 30 October 2026

Lajm i keq për shqiptarët/ Gjykata pezullon Lotarinë Amerikane,

Një gjykatë amerikane federale e apelit ka bllokuar përkohësisht një urdhër që i kërkonte administratës Trump të rihapte lotarinë e vizave të Diversitetit.

Një panel prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit të Qarkut të 9-të të SHBA-së miratoi të enjten kërkesën emergjente të qeverisë amerikane për të pezulluar një urdhër të mëparshëm gjyqësor. Vendimi i mëparshëm i kërkonte Departamentit të Shtetit të hapte Programin e Vizave të Diversitetit për vitin fiskal 2027 të dielën, më 1 nëntor.

“Red Eagle Law”, një firmë ligjore për imigracionin me seli në Kaliforni që përfaqëson të përzgjedhurit e Vizave të Diversitetit paditi Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në gusht për shkak të dështimit të Departamentit të Shtetit për të hapur regjistrimet për Lotarinë.

Gjykimi do të vazhdoje ndërsa Lotaria amerikane do të mbetet e bllokuar. “Newsweek” tha se ka kontaktuar Departamentin e Shtetit për një koment dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Programi i Vizave të Diversitetit u jep në dispozicion deri në 55 000 viza çdo vit njerëzve nga vendet me shkallë të ulët imigracioni në Shtetet e Bashkuara. 

Mos-hapja e Lotarisë së Vizave të Diversitetit mund të ketë pasoja serioze për mijëra njerëz në mbarë botën, veçanërisht ata nga vendet me norma historikisht të ulëta imigracioni në Shtetet e Bashkuara. Kjo u mohon aplikantëve të kualifikuar mundësinë për të ndjekur qëndrimin e përhershëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI