
Policia ka mbyllur zyrtarisht hetimet për vdekjen e aktores amerikane Hayden Panettiere, e cila u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, më 16 gusht të këtij viti.
Aktorja, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, u gjet pa ndjenja në një apartament në Greenville të Karolinës së Jugut, ndërsa përpjekjet e ekipeve të emergjencës për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme.
Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore dhe hetimeve, autoritetet konfirmuan se vdekja e saj ishte aksidentale dhe kishte ardhur si pasojë e efekteve toksike të disa substancave. Ekspertiza nuk zbuloi shenja traume fizike që të kishin kontribuar në vdekjen e saj.
Departamenti i Policisë në Greenville bëri të ditur se, bazuar në përfundimet e ekspertizës mjekësore dhe gjetjet e hetimit, çështja konsiderohet e mbyllur.
Megjithatë, përfaqësuesja e aktores ka theksuar se nuk ka konfirmim nëse autoritetet federale, përfshirë Agjencinë Amerikane Kundër Drogave (DEA), e kanë përfunduar hetimin e tyre.
Hayden Panettiere kishte folur publikisht për betejën e saj me varësinë nga alkooli dhe substancat narkotike, si dhe për depresionin pas lindjes. Në librin e saj autobiografik, të publikuar në maj të këtij viti, ajo kishte rrëfyer periudhat e vështira që kishte kaluar gjatë jetës.
Vdekja e aktores tronditi fansat dhe kolegët e saj, ndërsa pas ndarjes nga jeta, ish-i fejuari i saj, boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, ndërmori hapa ligjorë për të mbrojtur interesat dhe trashëgiminë e vajzës së tyre 11-vjeçare, Kaya.