Flash

Taksë për makinat e turistëve/ E-Vinjeta, modeli europian i taksimit, si do llogaritet

Lapsi.al 30 October 2026

Taksë për makinat e turistëve/ E-Vinjeta, modeli europian i

Automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri pritet të përfshihen në një skemë të re taksimi për përdorimin e rrugëve. 

Një prej alternativave që po vlerësohet të shërbejë si referencë për këtë skemë është sistemi i E-Vinjetës (E-Vignette), i përdorur në vende të ndryshme europiane.

Ky sistem mundëson pagesën elektronike për përdorimin e rrjetit rrugor, ku automjetet e regjistruara jashtë vendit blejnë një autorizim qarkullimi për një periudhë të caktuar.

Në rastin e Shqipërisë, një mekanizëm i tillë do të mundësonte diferencimin e pagesës në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit të automjetit në vend.

Për shembull, një automjet që hyn në Shqipëri për një qëndrim disa ditor mund të paguajë një tarifë të ndryshme nga një automjet që qëndron disa javë apo muaj. Megjithatë, kjo është një skemë e mundshme dhe jo një formulë zyrtare e miratuar nga qeveria.

Nëse do të ndiqet modeli i vinjetës europiane, mund të krijohen kategori të ndryshme pagesash sipas periudhës së përdorimit të rrugëve, si: Vinjetë ditore për qëndrime të shkurtra; Vinjetë javore për turistët që vizitojnë Shqipërinë për pushime; Vinjetë mujore për qëndrime më të gjata; Vinjetë vjetore për automjetet që përdorin rregullisht rrjetin rrugor shqiptar.

Sistemi mund të mundësojë pagesën online dhe identifikimin e automjeteve përmes targave dhe kamerave automatike. Qëllimi do të ishte përfshirja edhe e automjeteve të huaja në financimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.

Megjithatë, vendosja e kësaj takse mund të ndikojë në kostot e udhëtimit për turistët e huaj.

Aktualisht po punohet për të përcaktuar tarifat, periudhat e pagesës, kategoritë e automjeteve që do të përfshihen dhe mënyra e aplikimit. /Scan TV

Të këshilluara

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI