Flash

VIDEO/ Një ditë pas rënies së Vuçiç, TV serb kërkon falje: Nuk ju kemi thënë të vërtetën

Lapsi.al 26 October 2026

VIDEO/ Një ditë pas rënies së Vuçiç, TV serb

Edicioni i lajmeve të së hënës në Radiotelevizionin Vojvodina (RTV) në orën 17:00 filloi me një kërkim faljeje drejtuar shikuesve.

Pasi u transmetuan disa pamje të festimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe festimit të qytetarëve të Novi Sadit, prezantuesi tha se duhej të kërkonte një falje.

"Transmetuesi publik nuk e kreu funksionin e tij për shumë vite. Ai heshtte, mbyllte sytë, informonte në mënyrë të njëanshme, raportonte pa kritika, nuk bënte pyetjet e duhura ose nuk bënte fare pyetje. Dhe për këtë, u detyrohemi shikuesve një falje", - lexoi prezantuesi.

Ai shtoi se një pjesë e punonjësve të RTV-së udhëhoqi luftën që gazetarët dhe redaktorët e asaj kompanie të punonin lirisht dhe në përputhje me parimet etike.

"Fatkeqësisht, nuk e fituam betejën në kohë, por besojmë se është e rëndësishme ta zhvillojmë atë luftë", - lexoi prezantuesi.

Për shkak të gjithçkaje, shtoi ai, me kërkesë të një pjese të punonjësve dhe drejtorit të përgjithshëm Goran Karaxhiç, drejtori në detyrë i programit të parë të Televizionit Publik Krahinor, Nenad Çaçiç, dha dorëheqjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI