
Një grup mbështetësish të “Listës së studentëve” të Serbisë, e cila u shpall fituese në zgjedhjet e së dielës, hyri me forcë mbrëmjen e së hënës në ndërtesën e televizionit “Informer TV” i njohur për mbështetjen ndaj ish-Presidentit Aleksandër Vuçiç.
Ata shkatërruan ambientet dhe u përplasën fizikisht me gazetarët dhe punonjësit që gjetën brenda.
“Meqenëse dhuna shënoi të gjithë fushatën e tyre, nuk mund të prisnim asgjë më të mirë. Shikoni programin e tyre të vetëm për një Serbi më të mirë dhe më të bukur, një shoqëri të rregullt dhe se si, me ta në pushtet, do të bëhemi një "shoqëri më e mirë" – shkroi me ironi televizioni serb në faqen e tyre online.
Për ngjarjen reagoi edhe ish-Presidenti Vuçiç që tha se ngjarja ishte e turpshme.
Më pas ata janë parë të shkojnë edhe te “TV Pink”, një tjetër ekran mbështetës i Vuçiç, por janë penguar nga policia. ©LAPSI.al