Pamje alarmante nga sheshi Skënderbej! Automjetet e Policisë së Shtetit janë filmuar duke ndjekur nga pas një turmë të rinjsh protestues, të cilët vrapojnë për t’i shpëtuar përplasjes me makina.
Manovrat e automjeteve, në ndjekje të njerëzve që ikin me vrap tregojnë se policia ka dalë jashtë kontrollit dhe rreziku për humbjen e jetëve të njerëzve është fatkeqësisht, shumë afër.
Nga filmimet që ka siguruar Lapsi.al duken automjetet e policisë që ndjekin turmën e njerëzve që vrapojnë ndërsa drejtuesi i tij synon t’i godasë.
Dhuna është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestave të ditëve të fundit. Të rinjtë protestues janë qëlluar me plumba plastikë, kanë marrë plagë të shumta, janë rrahur dhe tërhequr zvarrë ndërsa policët kanë humbur durimin dhe janë jashtë kontrollit.