Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Ç’e gjeti Skënderbeun, nuk i mjaftojnë një barrë me halle, tani dhe Elisa i kujton “arkivolin e fitores”

Në një letër me tone "dashamirëse" Elisa i kërkon Ramës jo fjalime por zgjidhje politike, jo fshehje pas numrave por zgjedhje të reja, pa parë si tabu edhe rotacionin 

spiropali 16 October 2026

Ç’e gjeti Skënderbeun, nuk i mjaftojnë një

Kur të afrohet fundi shpullat të vijnë edhe nga nuk e pret. Tani kur Edi Rama nuk ka hall vetëm revoltën e studentëve, por edhe SPAK-un e mbi të gjitha “duart e errëta” të atyre që nuk i falin aventurat gjeopolitike ku është ngatërruar, gjëja e fundit që mund të mendonte qe se do i hapte telashe edhe ajo që deri dje e barabiste me Skënderbeun. Elisa Spiropali i është drejtuar me një letër “miqësore” ku i drejtohet me Ed dhe e mbyll me Elisa, fiks si në kohën e artë të idilit politik mes tyre. 

Por pikërisht kjo formë me konfidencilitet dashamirës është goditja më perverse nën brez që mund të dalë vetëm nga mendja e një gruaje të trdhëtruar.

Duke bërë sikur i qan hallin dhe i do të mirën Elisa i jep të drejtë tyre që kanë dalë në rrugë. Duke kujtur se “sot Tirana është në flakë” ajo i kujton Ramës arsyet se përse njerëzit po protestojnë: “Kur një qytetar nuk gjen më derë ku të trokasë, ai del në rrugë. Kur rruga nuk dëgjohet, zemërimi bëhet më i fortë. Kur pushteti e sheh çdo kritikë si komplot, çdo protestë si kërcënim, çdo kundërshtar si armik, atëherë shoqëria fillon të flasë me gjuhën e dhunës”. 

Në letrën e gjatë të “Mamica” e fton Ramën të reflektojë pasi “82 mandatet nuk janë mandat për të mos dhënë llogari” dhe për të mos e parë “këtë protestë vetëm si një kërcënim për pushtetin. Shihe si një mundësi për të kuptuar se çfarë po ndodh me vendin dhe me njerëzit që qeveris”.

Sipas Spiropalit nëse nuk ndodh kështu fitorja e 2025 do i ngjajë vdekjes, ajo përdor termin “arkivol i fitores”. “Një parti që nuk di të ndryshojë nga brenda, shpejt detyrohet të ndryshojë nga jashtë. Dhe ndryshimi i imponuar nga rruga është gjithmonë më i dhimbshëm se ndryshimi i menduar në kohë”, i shkruan ajo me një dhemshuri hipokrite ish Edit të saj. E sikur këto të mos mjaftonin Elisa evokon dhe largimin ng pushteti: ’As rotacioni politik nuk duhet të jetë tabu. As zgjedhjet e reja nuk duhet të shihen si kërcënim”. Pikërisht për këtë kjo letër në mes të njëmijë andrallave është dhurata më e helmët që mund ti bëhej Edi Ramës. 


LAPSI.AL

 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI