Flash

Thumbi i Elisës për Skënderbeun

Lapsi.al 5 March 2026
Thumbi i Elisës për Skënderbeun

Elisa Spiropali ka shfrytëzuar një përplasje me opozitën dhe sidomos me Berishën për ti dërguar një mesazh Edi Ramës se është e pakënaqur me shkarkimin e saj si ministre e Jashtme. Në ditën kur në Kuvend po votoheshin anëtarët e rinj të kabinetit, ajo nuk e ka përmbajtur dot veten karshi heroit të saj kombëtar. Duke shfrytëzuar një replikë me Belind Këlliçin, ajo nënvizoi se e vetmja gjë për të cilën ndjente keqardhje ishte fakti se shkarkimin e saj e paratha Berisha.

"Çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë është nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja keq për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, tha Spiropali. 

Për të dekriptuar fjalët e saj duhet ditur pak konteksti. 2-3 javë para se Elisa të linte postin në koridoret e politikës përflitej betimi i Belinda Ballukut se nuk iki nga posti pa tërhequr zvarrë dhe Spiropalin. Aq e përhapur qe kjo, sa me sa duket mbërriti deri në veshët e Berishës, i cili si zakonisht e plasi publikisht.

Dhe duke e rikthyer në vëmendje këtë fabul ish-ministrja e Jashtme do t'i kujtojë Skënderbeut të saj, jo vetëm faktin se e sakrifikoi për Belën por edhe prerjen në besë, se ajo nuk dinte gjë për një vendim që kishte mbërritur deri në veshët e Saliut.

Sikur donte të lëvizte edhe më gishtin në plagë, Berisha e përforcoi gjatë debatit në kuvend pistën Balluku:

“Je viktima më e parëndësishme  e Lubisë dhe më e merituara në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti na vije si nuse e veshur me të bardha. Po pse ca kujton ti se hante bar Lubia? E ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoje se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra kloni i lubisë. Ke problem të madh në shkenca. Për Berishën, Rama të lartësonte njësoj si këtë klonin e Lubisë. More përpjetë, iku Lubia, unë do jem Lubia juaj u thoshte. Të dhanë atë që meritove”, tha Berisha. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI