
Tensionet po vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku po zhvillohet protesta studentore kundër qeverisë Rama. Gjatë përplasjeve, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa të rinjtë kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve.
Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës ka mbetur e plagosur një vajzë, ndërkohë protestuesit kanë kërkuar menjëherë ambulancën, pasi e reja ishte edhe e gjakosur. Mësohet gjithashtu se asaj i është dhënë ndihma e parë nga disa të pranishëm, të cilën e kanë marrë në krah dhe e kanë larguar drejt një vendi më të qetë në pritje të ambulancës.