
Situata me protestën ka përshkallëzuar pasi makinat e policisë kanë hyrë në shesh, duke krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese.
Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë njerëz masivisht. Disa persona janë dhunuar nga efektivët gjatë shoqërimit. Efektivët e policisë janë shpërndarë në zona të ndryshme. Edhe protestuesit janë shpërndarë për t’u shpëtuar ndalimeve të policisë.