
Forcat RENEA kanë rrethuar kryeministrinë. Protestuesit u tërhoqën nga bulevardi në drejtim të qendrës dhe rrugë të tjera që lidhin me sheshin Skënderbej pasi efektivët hodhën në sasi të lartë gaz lotsjellës.

Në bulevard janë gjetur plumba gome në sasi të shumtë përtokë që janë hedhur nga policia gjatë gjithë protestës së sotme në drejtim të të rinjve para Kryeministrisë.