Flash

Tabaku: Largimi i Edi Ramës është zgjidhje politike për paqen e re sociale

Lapsi.al 17 October 2026

Tabaku: Largimi i Edi Ramës është zgjidhje politike për

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar një zgjidhje politike për situatën e tensionuar në vend, duke deklaruar se largimi i kryeministrit Edi Rama është i nevojshëm për rikthimin e paqes sociale. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku akuzoi qeverinë se po thellon përplasjen mes qytetarëve, bizneseve dhe policisë, në vend që t’u japë përgjigje shqetësimeve të studentëve.

Ajo e lidhi situatën edhe me vështirësitë ekonomike, duke ngritur shqetësime për gjendjen e bizneseve dhe sipërmarrësve shqiptarë. Sipas Tabakut, qeveria mban përgjegjësi për mbylljen e bizneseve dhe për rëndimin e kushteve ekonomike për sipërmarrjen vendase.

“U bë dita e tretë që kryeministri, si lugat, del që në të gdhirë e më pas zhduket dhe flet për djegien e biznesit. Ata që e kanë djegur biznesin dhe kanë shkretuar Shqipërinë janë atje sot, duke e mbajtur pushtetin me zor. Shqipëria ka nevojë për një paqe sociale të re, ka nevojë për një zgjidhje politike, ka nevojë për largimin e Edi Ramës. Këto janë kërkesat e studentëve, këto janë kërkesat e biznesit. Ata që sot qajnë me lot krokodili, sikur u dhimbset biznesi, e kanë shkretuar biznesin vendas. Kanë sjellë 18 ligje me porosi, kanë vendosur TVSH-në për këto biznese të vogla, i kanë mbyllur ato masivisht dhe i kanë detyruar të emigrojnë”, u shpreh Tabaku.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI