Protesta e sotme ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit. Mësohet se i është vënë flaka një pjese të godinës së Gjykatës së Lartë. Zjarri, i cili ndodhet në katin e parë të godinës, shihet të ketë marrë përmasa teksa sirena e alarmit nuk resht. Edhe ambiente të tjera të të njëjtit kat janë në flakë.
Një makinë pranë godinës është përfshirë nga flakët dhe ka shpërthyer. Në vendngjarje sapo ka mbërritur edhe zjarrfikësja.